Biden: Do të vaksinohem publikisht kundër Covid-19, sapo Fauci të thotë se është e sigurt

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Bideni bëri thirrje infektologut amerikan Anthony Fauci që të vazhdojë ta kryejë punën e tij dhe të jetë këshilltar i përgjithshëm mjekësor në ekipin e administratës së re për luftën kundër Covid-19.

“I kërkova të qëndronte në të njëjtin funksion që ai ka qenë nën administrimin e disa presidentëve, ndërsa i kam ofruar që të jetë këshilltari im mjekësor, si dhe pjesë e ekipit të koronavirusit”, tha Biden, i cili zyrtarisht merr detyrën më 20 janar.

Ai theksoi se do të vaksinohet publikisht kur Fauci të konfirmojë se se vaksina është e sigurt.

“Është e rëndësishme që t’u shpjegohet qytetarëve amerikanë se ajo është e sigurt”, tha presidenti i ardhshëm amerikan.

Biden shtoi se sa të merr detyrën, do të lëshojë dekret për mbajtjen e detyrueshme të maskave në shërbimet federale dhe në transportin publik midis vendeve.

“Unë do të lus qytetarët që të mbajnë maska ​​për 100 ditë. Jo përgjithmonë, por vetëm 100 ditë”, theksoi Biden.

LEXO EDHE:

Back to top button