Biden do të vizitojë Poloninë në prag të 1-vjetorit të luftës Rusi-Ukranë

Biden do të vizitojë Poloninë në prag të 1-vjetorit të luftës Rusi-Ukranë

Presidenti Joe Biden do të mbajë të martën një fjalim në Poloni, ku do të përsërisë angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të mbështetur Ukrainën për sa kohë që do të nevojitet.

Fjalimi presidentit mbahet vetëm pak ditë para përvjetorit të parë të sulmit rus në Ukrainë, shkruan VOA.

Biden do ta mbajë këtë fjalim edhe pse ka një zbehje të mbështetjes nga ana e republikanëve për Kievin, por edhe një zbutje të mbështetjes së përgjithshme mes popullatës amerikane që po i mëshon nevojës për arritjen e paqes sa më shpejt të jetë e mundur.

Shtëpia e Bardhë thotë se nuk ka plane që zoti Biden të vizitojë Ukrainën, apo që gjatë këtij udhëtimi të takohet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, por vëzhguesit thonë se ekziston mundësia që ata të takohen në Poloni.

Herën e fundit ata janë takuar në dhjetor kur Zelensky bëri një vizitë të paparalajmëruar në Uashington.

LEXO EDHE:

Back to top button