Biden: Emergjenca kombëtare më keq nga sa pritej

Largimi i tre milionë grave nga tregu i punës dhe mbyllja e shkollave për shkak të pandemisë përfaqësojnë një emergjencë kombëtare, deklaroi presidenti amerikan Joe Biden, gjatë një interviste në CBS.

“Situata është shumë më tragjike nga sa e kemi menduar”, shtoi Biden duke shpjeguar se duke hyrë në Shtëpinë e Bardhë besohej se më shumë doza të vaksinës ishin në dispozicion.

“Ideja që ne mund të arrijmë imunitetin e tufës shumë përpara fundit të verës është shumë e vështirë të realizohet”, tha Joe Biden në lidhje me situatën e pandemisë në SHBA.

Biden siguroi që ai tashmë i ka kërkuar Pfizer dhe Moderna të prodhojnë më shumë doza të vaksinës antiCovid-19. /ATSH

LEXO EDHE:

Back to top button