Biden: Fëmijët e mi, nuk do t`i mbaj këshilltarë

Joe Biden vendosi të humbasë kohë për tu distancuar nga politikat e paraardhësit, e një prej tyre, ishte afrimi i fëmijëve në Shtëpinë e Bardhë. Në këto katër vite, Ivana Trump dhe Jared Kushner kanë qenë jo vetëm këshilltarë të lartë të kreut të shtetit, por janë ngarkuar edhe me detyra të tjera si mbikwqyrja e krizës shëndetësore, edhe pse ishte krejtësisht jashtë kompetencave të tyre, thotë shtypi vendas.
Biden tani thotë se asnjë nga fëmijët e tij apo nipërit e mbesat e ndonjë I afërm tjetër nuk do të marrë poste qeveritare. Në një intervistë për revistën People, Biden u shpreh se do të qeverisë në stilin e administratës Obama.
“Familjarët nuk do të përfshihen në drejtimin e vendit apo politikën e jashtme. Asnjë prej tyre nuk do të ketë zyra në Shtëpinë e Bardhë”.

Janë mbushur dy javë që nga ndërrimi i administratave dhe pjesa më e madhe e amerikanëve thonë se kanë besim tek Presidenti Biden dhe aftësia e tij për t’u përballur me krizat e vendit, ndër to edhe pandeminë vdekjeprurëse. 61% e personave që morën pjesë në një anketim të fundit shprehën pikëpamje pozitive për reagimin e presidentit të ri, sipas sondazhit të zhvilluar nga agjencia e lajmeve Associated Press dhe NORC, Qendra për Kërkime mbi Zhvillimet Publike.
Megjithëse mbështetja për Presidentin Biden vjen në masë dërrmuese nga demokratët, rreth 25% e republikanëve thonë se kanë mendim pozitiv për veprimet e tij në ditët e para në detyrë.

LEXO EDHE:

Back to top button