Adriana Matoshi feston ditëlindjen, partneri i bën dedikimin e veçantë

Adriana Matoshi feston sot 41-vjetorin e lindjes. Krahas urimeve të shumta, aktorja e njohur ka marrë një dedikim të ëmbël dhe nga partneri i saj, Keith Groeneveld. Ky i fundit ka ndarë në rrjete sociale një video me disa nga momentet më të bukura me Matoshin, krahas së cilës ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjen dashuria ime”.
Kujtojmë që lidhja mes Adrianës dhe Keith është kritikuar shumë për shkak të diferencës së madhe në moshë. Pavarësisht kritikave, futbollisti 21-vjeçar dhe aktorja kosovare vazhdojnë ta shijojnë në maksimum dashurinë e tyre. Ndërkohë, kujtojmë gjithashtu se Adriana kandidon tashmë dhe si deputete e Vetëvendosjes.

 

LEXO EDHE:

Back to top button