Biden fiton në Arizona, Trump në Florida

Kandidati demokrat për president, Joe Biden ka fituar në shtetin Arizona, transmeton AP.

Në këtë shtet, Biden ka fituar 11 vota elektorale.

Arizona ka mbështetur një kandidat demokrat për president vetëm një herë në 72 vjetët e fundit.

Trump fiton Floridën

Presidenti Trump fiton shtetin e Floridës me 29 vota elektorale. Dy kandidatët e shihnin Floridën si shumë të rëndësishme në këtë garë dhe e kanë vizituar shumë shpesh këtë shtet gjatë fushatës.

Sipas AP, Trump deri më tani numëron 213 votat elektorale, kurse Biden 220. Një kandidati i duhen 270 vota elektorale për të fituar.

Siç edhe pritej, demokratët me gjasë do të ruajnë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve. Ndërkaq kontrolli i Senatit nga republikanët është i pasigurt, pasi rezultati i disa garave për Senatin në të gjithë vendin nuk është shpallur ende.

LEXO EDHE:

Back to top button