Biden: Kundërsulm ajror ndaj sulmeve të mundshme në aeroportin e Kabulit

Sulme të tjera terroriste, që synojnë operacionet e transportit ajror nga aeroporti i Kabulit, ka të ngjarë të ndodhin sërish në një të ardhme shumë të afërt, paralajmëroi presidenti amerikan, Joe Biden, duke theksuar se SHBA-ja do të godasë sërish kundër autorëve të sulmit vdekjeprurës të së enjtes.
“Situata në terren vazhdon të jetë jashtëzakonisht e rrezikshme dhe kërcënimi i sulmeve terroriste në aeroport mbetet i lartë”, tha Biden.
“Komandantët tanë më informuan se një sulm ka shumë të ngjarë në 24-36 orët e ardhshme”, shtoi ai.
Përparësi pritet të jetë ruajtja e sigurisë për trupat që punojnë në aeroport, ku personeli amerikan është ende duke mbikëqyrur operacionet për të evakuuar personat që përpiqen të largohen nga vendi tashmë në kontrollin e talebanëve.
Sulmi i së enjtes u krye nga një degë e Shtetit Islamik, ISIS-K, që kundërshton praninë e SHBA-së në Afganistan dhe sundimin taleban.