Biden: Nuk mendoj se konflikti do të zgjidhet derisa Putin të largohet nga Ukraina

Lidhur me atë se cila do të jetë zgjidhja në luftën Rusi-Ukrainë, Biden u përgjigj: "Nuk mendoj se konflikti do të zgjidhet derisa Putin të largohet nga Ukraina"

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha se nuk mendon se konflikti do të zgjidhet derisa presidenti rus Vladimir Putin të largohet nga Ukraina, transmeton Anadolu Agency (AA).

Biden dha deklarata dhe iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve para largimit nga Shtëpia e Bardhë për vizitën e tij në Afrikën e Veriut dhe Azi.

Në pyetjen nëse do të kalojë apo jo produktiv takimi që do të zhvillojë me presidentin e Kinës, Xi Jinping, Biden tha: “Unë besoj se bisedimet e mia kanë kaluar gjithmonë produktive”.

Lidhur me atë se cila do të jetë zgjidhja në luftën Rusi-Ukrainë, Biden u përgjigj: “Nuk mendoj se konflikti do të zgjidhet derisa Putin të largohet nga Ukraina”.

LEXO EDHE:

Back to top button