Plagoset me thikë kryetari i bashkisë së Divjakës

Plagoset me thikë kryetari i bashkisë së Divjakës

Plagoset me thikë Kryetari i bashkisë Divjakë Fredi Kokoneshi. Kokoneshi pas një debati me shtetasin Ergest Xhelili është goditur me thikë nga ky i fundit.

Veç kryebashkiakut, i plagosur ka mbetur edhe shoferi I tij, Gazmend Bullari.

Erges Xhelili më herët ka punuar si punonjës IT pranë bashkisë së Divjakës.

Partnerja e Xhelilit aktualisht punon si shefe e infermiereve tek poliklinika e Divjakës, aty ku ka ndodhur edhe ngjarja.

Ai po dërgohet në spitalin e Lushnjës dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk janë bërë të qarta arsyet e konfliktit mes tyre, ndërsa grupi hetimor pritet të zbardhë rrethanat e ngjarjes.

LEXO EDHE:

Back to top button