Biden përzgjedh shtatë femra për komunikimin me publikun, hera e parë në histori

Për herë të parë në histori, presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden dhe zëvendëspresidentja e zgjedhur, Kamala Harris kanë përzgjedhur shtatë gra për stafin e Shtëpisë së Bardhë që do të jenë të ngarkuara me komunikimet, shkruan ATSH.

Përveç Jen Psaki, e cila do të jetë zëdhënësja e re e Shtëpisë së Bardhë, u emëruan gjithashtu zëvendëszëdhënësja, Karine Jean-Pierre, drejtoresha e komunikimeve Kate Bedingfield, zëvendësdrejtoresha Pili Tobar, zëdhënësja Elizabeth Alexander për zonjën e parë të ardhshme Jill Biden dhe Ashley Etienne, drejtoresha e komunikimeve për zëvendëspresidenten.

Symone Sanders u zgjodh zëdhënëse për zëvendëspresidenten.

Psaki, 41 vjeçe, me origjinë greke dhe polake, ishte një zëdhënëse e Departamentit të Shtetit gjatë administratës së Obamës dhe më pas drejtore e komunikimit për Shtëpinë e Bardhë.

Ajo aktualisht punon në ekipin e tranzicionit të presidentit të zgjedhur.

LEXO EDHE:

Back to top button