Biden: SHBA do të anëtarësohet sërish në OBSH

Që nga dita e parë në Shtëpinë e Bardhë do të kthehemi në Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe Marrëveshjen e Parisit për klimën”, kjo ishte deklarata e presidentit të zgjedhur të SHBA, Joe Biden përmes një video-mesazhi.

- Advertisment -

Në lidhje me situatën e krijuar në vend pas zgjedhjeve, me Trump që nuk njeh rezultatin dhe që refuzon të nisë tranzicionin e pushtetit, Biden u shpreh se kjo është diçka e papërgjegjshme që jep një mesazh shumë të keq për SHBA në botë.

“Kjo nuk është një shaka. Ajo që Trump po bën është veprimi më i papërgjegjshëm në historinë amerikane. Nuk e kuptoj motivin pse ai sillet kështu”, u shpreh Biden.

Për çështjen e pandemisë, Joe Biden tha se nuk do të ketë një izolim të ri kombëtar i cili do të godiste rëndë ekonominë. Ai shtoi se do të ketë një ndryshim në strategjinë ndaj virusit duke filluar nga bërja e detyrueshme e mbajtjes së maskës.

“Nuk është një simbol përkatësie partiake, po një detyrë patriotike”, nënvizoi Biden.

LEXO EDHE:

Back to top button