Biden thotë se kujtesa e tij është e mirë

Biden thotë se kujtesa e tij është e mirë

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka kritikuar një hetim që zbuloi se ai ka keqpërdorur dosjet “top sekret” dhe se kishte vështirësi për të kujtuar ngjarjet kryesore të jetës.

Në një konferencë të enjten në mbrëmje, Biden këmbënguli: “Kujtesa ime është mirë”.

Ai kritikoi pretendimin se nuk mban mend kur i vdiq djali, duke thënë: “Si dreqin guxon ta vënë në dyshim këtë?”.

Hetimi zbuloi se Biden “mbajti dhe zbuloi me dashje” dosje të klasifikuara, por vendosi të mos e akuzonte atë.

Prokurori i posaçëm i Departamentit të Drejtësisë, Robert Hur, përcaktoi se Biden kishte mbajtur në mënyrë të pahijshme dokumente të klasifikuara në lidhje me politikën ushtarake dhe të jashtme në Afganistan pasi shërbeu si zëvendëspresident.

Raporti i prej 345 faqesh, thoshte se kujtesa e presidentit kishte “kufizime të rëndësishme”.

Hur intervistoi presidentin 81-vjeçar për pesë orë si pjesë e hetimit.

Këshilltari i posaçëm, një republikan i emëruar në këtë rol nga prokurorja e përgjithshme e Biden, Merrick Garland, tha se Bidenit nuk i kujtohej kur ishte zëvendëspresident (nga 2009-2017), ose “madje edhe brenda disa viteve, kur djali i tij Beau vdiq” – 2015).

Në konferencën për shtyp të së enjtes mbrëma, Biden tha: “Nuk kam nevojë që dikush të më kujtojë kur ai [Beau Biden] ndërroi jetë”.

LEXO EDHE:

Back to top button