Trajneri i Çekisë: “Tani dua 6 pikë ndaj Shqipërisë”

Kombëtarja e Shqipërisë përsëri do të jetë përball Çekisë, njësoj si në eliminatoret e “Euro 2024”, por tashmë edhe në Ligën e Kombeve. “Kuqezinjtë” nuk u thyen në asnjë prej dy ndeshjeve kundër çekëve, me këta të fundt që do të tentojnë “hakmarrjet” në përballjet e Ligës së Kombeve.

Trajneri i ri i kombëtares çeke, Ivan Hasek komentoi shortin e Grupit 1 të Ligës B, aty ku bëjnë pjesë edhe Ukrainë e Gjeorgjia.

“Sigurisht që do të jemi më shumë të motivuar ndaj Shqipërisë, të gjithë ne do të duam të tregojmë se jemi më të mirë se “kuqezinjtë”. Ata e treguan forcën e tyre, sidomos në ndeshjen në shtëpi.

Është detyra jonë t’ua kthejmë reston dhe të marrim gjashtë pikë këtë radhë. Gjithsesi nuk dua të bëj llogari, ashtu siç nuk kam bërë para shortit. Detyra jonë është e qartë, duhet të japim më të mirën tonë. Grupi është i ekuilibruar, kështu që nuk ka shumë rëndësi se kush luan me kë. Do të jetë betejë në çdo ndeshje”, përfundoi trajneri i Çekisë.

Katër pikë siguroi Shqipëria kundër këtij kundërshtari në eliminatoret e Gjermani 2024. Në Pragë u sigurua barazimi 1-1, ndërkohë që djemtë e Silvinjos triumfuan 3-0 në “Air Albania”.

LEXO EDHE:

Back to top button