Njihuni me ndeshjet e Shqipërisë në Ligën e Kombeve

Kombëtarja e Shqipërisë njohu pasditen e së enjtes kundërshtarët që do të ketë përballë në grupin B1 të Ligës së Kombeve. “Kuqezinjtë “do të përballen me Çekinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë, teksa UEFA ka publikuar edhe kalendarin e plotë të Shqipërisë në këtë kompeticion.

Shqipëria do ta nisë rrugëtimin në Ligën e Kombeve në transfertë ndaj Ukrainës. Ky takim do të luhet më datë 7 shtator në orën 20:45. Tre ditë më pas, më datë 10 shtator “kuqezinjtë” do të zhvillojnë ndeshjen e parë në shtëpi kundër Gjeorgjisë në orën 20:45.

Në muajin tetor, Shqipëria do të luajë dy ndeshje në transfertë. Më 11 tetor “kuqezinjtë” do të përballen me Çekinë, në orën 20:45, ndërsa 3 ditë më pas, më 14 tetor, Shqipëria do të luaj sërish në transfertë ndaj Gjeorgjisë në orën 18:00.

Dy ndeshjet e fundit të grupit B1 në Ligën e Kombeve, Shqipëria do t’i zhvillojë në shtëpi. Takimi i parë në muajin nëntor do të jetë ndaj Çekisë më 16 nëntor, në orën 20:45, ndërsa ndeshja e fundit e grupit do të luhet më 19 nëntor ndaj Ukrainës, po ashtu në orën 20:45.

 

LEXO EDHE:

Back to top button