Bideni do të takohet me Pelosin dhe zyrtarët tjerë që vizituan Ukrainën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, pritet të takohet të martën me delegacionin e Kongresit që vizitoi Ukrainën në fillim të këtij muaji, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë, raportoi CNN-i.

“Sot pasdite, pas rreth dy orëve, Presidenti do të presë kryetaren Pelosi dhe anëtarët e tjerë të një delegacioni të kongresit, të cilët së fundi udhëtuan në Ukrainë”, u tha gazetarëve në një konferencë pasdite sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

Ajo njoftoi se Bideni ka folur edhe më parë nëpërmjet telefonit me kryetaren e Dhomës, Nancy Pelosi, lidhur me udhëtimin e saj në Ukrainë.

“Siç thamë në fillim të këtij muaji, ai donte të dëgjonte personalisht një përshkrim më të plotë të kohës së tyre në Ukrainë pasi u kthyen në Shtetet e Bashkuara, kështu që kjo është një mundësi për të bërë këtë. Presidenti është i interesuar të dëgjojë prej tyre dhe të vazhdojë të punojë për t’i ofruar Ukrainës ndihmë shtesë të sigurisë dhe ekonomike sa më shpejt të jetë e mundur,” vazhdoi ajo.

LEXO EDHE:

Back to top button