“Sistem gjyqësor i korruptuar” – Kerimi, sqaron procesin që ALSAT ka kaluar ndër vite për pronën që e ka blerë

“Sistem gjyqësor i korruptuar” – Kerimi, sqaron procesin që ALSAT ka kaluar ndër vite për pronën që e ka blerë

Gazetari i Alsat, Adrian Kerimi, në Programi 200, ka sqaruar gjithë procesin që Televizioni Alsat, ka kaluar ndër vite për pronën të cilën e ka blerë dhe e cila tashmë është hedhur në ankand publik nga shteti, përmes një dokumenti, që gazetari Kerimi, e quan leckë, pasi që, sipas tij, ai dokument nuk përmban asnjë element të dokumentit zyrtar, shkruan Alsat.

Kerimi, po ashtu ka theksuar se kur sot të cenohet e drejta e pronës mund të presim se nesër nga ky sistem gjyqësor dhe i korruptuar siç e quan ai, nuk të pritet të cenohet edhe e drejta për jetë.

“Bëhet fjalë për një hipotekë të vitit 1993 të një kompanie e cila ka qenë në pronësi të objektit ku sot funksionon një pjesë e televizionit Alsat. Nga viti 93’ deri në vitin 97’ ka pas proces gjyqësor që ka përfunduar. Vitin 2006 kur Televizioni Alsat, e ka marr këtë objekt nga institucionet relevante, si Gjykata dhe Kadastra kanë konfirmuar se objekti konkret nuk ka hipotekë dhe kjo nuk ka mjaftuar me kaq, ka vazhduar edhe në vitet tjera, dhe përnjëherë në vitin 2013 në bazë të këtij dokumenti që në gjykimin tim është leckë institucionale, e cila është pa vulë, nuk ka numër arkivor, nuk ka person përgjegjës pra nuk ka asnjë element të dokumentit zyrtar dhe në bazë të saj paraqitet një hipotekë e cila sot konteston të drejtën hyjnore të pronësisë”, tha Kerimi.

“Kur sot të cenohet e drejta e pronës, e drejta e trashëgimisë dhe e drejta për punë nesër nga ky sistem gjyqësor i korruptuar me defekte shumë vjeçare ne mund të presim që të na cenohet edhe e drejta për jetë. Dhe e dyta ky është alarm për çdo njeri jo vetëm për Televizionin”, theksoi ai./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button