Metaj: Implikimet që sjell shkelja e të drejtës së pronësisë, janë të jashtëzakonshme

Metaj: Implikimet që sjell shkelja e të drejtës së pronësisë, janë të jashtëzakonshme

Profesoresha Universitare Albana Metaj e ftuar ën “Programi 200”, për të diskutuar rreth çështjes së pronësisë së Televizionit Alsat, nënvizoi edhe implikimet që sjellë shkelja e të drejtës së pronësisë. Andaj sipas saj të gjithë personat që punojnë në zyrat ku bëhet zbatimi i ligjeve duhet t’i kenë njohuritë e duhura profesionale. Metaj madje tha se një person i caktuar mund të blej edhe pronë e cila është në hipotekë, megjithatë për këtë duhet të jetë i njoftuar.

“Dimensionet e pronësisë janë të jashtëzakonshme, implikimet që sjell shkelja e të drejtës së pronësisë janë gjithashtu të jashtëzakonshme, prandaj është e rëndësishme që të gjithë personat që janë të punësuar në zyrat thelbësore që kanë të bëjnë me zbatimin ligjeve në përgjithësi, të jenë me njohurit e duhura profesionale dhe të kenë integritet moral të pakontestueshëm. Kam parë probleme natyrave nga më të ndryshme, të pronësisë…Nuk është e ndaluar që një person të blej një pronë mbi të cilën rëndon hipoteka si e drejtë reale, mirëpo patjetër që ky person duhet të jetë në dijeni të asaj hipoteke që ekziston, patjetër ta dijë se sa është vlera e mbetur e hipotekës që duhet paguar dhe të merren vesh për çmimin e shitblerjes sipas kushteve reale që ekzistojnë mbi pronën”, deklaroi Albana Metaj, profesoreshë universitare. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button