Bideni miraton rishpërndarjen e afër 500 trupave tokësore në Somali

Presidenti i SHBA Joe Biden ka autorizuar rishpërndarjen e afër 500 trupave amerikane në Somali, thanë zyrtarët amerikanë të hënën, pasi Donald Trump urdhëroi tërheqjen e tyre gjatë presidencës së tij.

Para tërheqjes së Trumpit, Shtetet e Bashkuara kishin rreth 700 trupa në Somali të fokusuara në ndihmën e forcave lokale për të mposhtur kryengritjen e al-Shabaab të lidhur me Al Kaedën.

“Ky është një ripozicionim i forcave që kanë udhëtuar brenda dhe jashtë Somalisë në baza episodike”, u tha gazetarëve sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre. Numri i saktë i trupave nuk u përmend në konferencë, shkruan Reuters.

Një zyrtar i lartë i administratës, duke folur në kushte anonimiteti, tha se Biden kishte miratuar kërkesën e Sekretarit të Mbrojtjes të SHBA-së, Lloyd Austin për të “mundësuar një luftë më efektive kundër al Shabaab”.

Pentagoni tha se trupat nuk do të luftonin drejtpërdrejt në operacione luftarake, por do të punonin për të trajnuar, këshilluar dhe pajisur forcat somaleze.

Prania e rinovuar e trupave do të përfshijë më pak se 500 trupa amerikane, tha një zyrtar tjetër amerikan.

Al Shabaab po kërkon të rrëzojë qeverinë dhe të vendosë sundimin e vet në Somali bazuar në interpretimin e rreptë të ligjit islamik të Sheriatit.

Grupi kryengritës kryen shpesh bombardime në Mogadishu dhe gjetkë si pjesë e luftës së tij kundër qeverisë qendrore të vendit të Bririt të Afrikës.

“Është një lajm i mirë të kemi trupa amerikane në terren dhe përpjekjet kundër terrorizmit mund të rifillojnë”, tha koloneli Ahmed Sheikh, ish-komandanti i njësisë elitare të Forcave Speciale Danab të Somalisë, të trajnuar nga trupat amerikane.

Ish-lideri somalez Hassan Sheikh Mohamud fitoi sërish presidencën në votimin e parlamentarëve të dielën.

Somalia ka duruar konflikte dhe beteja klanore pa një qeveri të fortë qendrore që nga rënia e diktatorit Mohamed Siad Barre në 1991. Qeveria ka pak kontroll përtej kryeqytetit dhe kontingjentit të Bashkimit Afrikan ruan në një “Zonë të Gjelbër” të stilit Irak.

LEXO EDHE:

Back to top button