Bidenin e zë gjumi në Konferencën e Klimës në Skoci

Një video e presidentit amerikan Joe Biden po bëhet virale në rrjet, teksa shihet që e zë gjumi gjatë sesionit të hapjes së Konferencës së Klimës COP26 në Glasgoë të Skocisë.

Në video shihet Biden që ka mbyllur sytë dhe duket se është në gjumë, ndërkohë që “zgjohet” vetëm kur një ndihmës i afrohet dhe fillon t’i flasë.

Joe Biden, 78 vjeç  është personi më i vjetër që ka shërbyer si president i Shteteve të Bashkuar. Së fundmi ka pasur spekuline nga kritikët, përfshirë ish-presidentin Donald Trump dhe mbështetësit e tij, lidhur me shëndetin e tij.

LEXO EDHE:

Back to top button