Bie nga dritarja e hotelit, humb jetën volejbollistja 18-vjeçare

Julia Ituma, 18-vjeçarja volejbolliste ka humbur jetën, pasi u rrëzua nga dritarja e një hoteli në Stambollit. Mësohet se Ituma po qëndronte në hotel me pjestarët e skuadrës italiane, Igor Gorgonzola Novaraskuadrën, në pritje të ndeshjes së dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, kundër Eczaçibasi.

Nuk dihen ende shkaqet që çuan në rrëzim e të resë nga lartësia, teksa dyshimet paraprake janë për një ngjarje aksidentale, megjithatë çdi pistë është e hapur.

Julia kishte lindur në Milano nga prindër nigerianë dhe ishte në sezonin e parë me skuadrën Novara, pas largimit nga Club Italia. 192 cm e gjatë dhe e konsideruar ndër perspektivat më të mira të së ardhmes, me ekipin e të rinjve, ajo kishte fituar Eyof dhe Kampionatin Evropian U-19 për femra.

LEXO EDHE:

Back to top button