Bilali, siguron fitoren për Shkëndijën ndaj Mariborit

Skuadra e Shkëndijës vazhdoi me ndeshjet miqësore në Turqi, ndërsa sot arriti fitore minimale ndaj Mariborit nga Sllovenia (0-1). Në këtë përballje, trajneri Artim Shaqiri u dha një gjasë të gjithë lojtarëve, të cilët u përgjigjën me fitore.

Në këtë ndeshje debutoi edhe portieri i ri Davor Taleski, i cili u fut në pjesën e dytë të ndeshjes ndaj Mariborit, ndërsa goli i vetëm u shënua në minutën e 86-të kur Sabit Biljali shënoi me ndihmën e shtyllës.

Më parë, Shkendija barazoi (1-1) me Ferencvaroshin e Hungarisë. Deri në fund të përgatitjeve skuadra tetovare do të zhvillojë edhe dy ndeshje miqësore, ndërsa ajo e radhës do të jetë më 21 qershor kundër Zrinjskit nga Mostari.

LEXO EDHE:

Back to top button