Bilanc tragjik në Gaza, rreth 32 mijë palestinezë janë vrarë që nga fillimi i luftës

Bilanc tragjik në Gaza, rreth 32 mijë palestinezë janë vrarë që nga fillimi i luftës

Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi pretendon se të paktën 31,726 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori. Shifrat e raportuara nga ministria nuk bëjnë dallim mes luftëtarëve dhe civilëve.

Ndërsa 73,792 kanë mbetur të plagosur. Izraeli ka hedhur poshtë të gjitha shifrat e ministrisë, duke pretenduar se Hamasi po i përdor për të krijuar iluzionin e një krize humanitare.

Hamasi e ka mohuar diçka të tillë dhe ka akuzuar Izraelin se po synon qëllimisht civilët. Ndërkohë sipas njoftimit të ministrisë, 81 palestinezë janë vrarë në 24 orët e fundit dhe 116 janë plagosur.

LEXO EDHE:

Back to top button