Bilanc tragjik në Turqi, shkon në 64 numri i të vdekurve nga tërmeti

Numri i të vdekurve nga tërmeti në Izmir të Turqisë u rrit në 64, njoftoi Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), transmeton Anadolu.

Të paktën 940 njerëz janë lënduar nga tërmeti me magnitudë 6,6 që të premten tronditi Izmirin, qytetin e tretë më të madh të Turqisë. Të paktën 722 të lënduar janë lëshuar nga spitalet, ndërsa po vazhdon trajtimi për të tjerët.

Pas tërmetit janë regjistruar 947 pas-tronditje, prej të cilave 43 më të forta se 4 ballë.

Më herët, presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan tha se shumë shpejt shtëpi të reja do të ndërtohen për të gjithë ata që mbetën pa kulm mbi kokë si pasojë e tërmetit.

Kuzhina lëvizëse dhe çadra janë vendosur në terren për të pastrehët dhe të traumatizuarit.

Deri në 104 njerëz janë shpëtuar nga rrënojat, ndërsa aktivitetet e kërkimit dhe shpëtimit ende vazhdojnë.

Turqia është ndër zonat sizmike më aktive në botë, ndërsa ka pësuar tërmete shkatërruese edhe në të kaluarën

LEXO EDHE:

Back to top button