Bilbao me përmbysje tejkalon sfidën e Betisit

Atletik Bilbao është udhëtari i fundit në gjysmëfinale të Kupës në Spanjë, pasi që mënyrë dramatike eliminoi skuadrën e Betisit. Pas pjesës së parë pa gola, në vazhdim, Huanmi i dha epërsi skuadrës vendase në minutën e 84-të. Dhe kur të gjithë menduan se Betisi ka siguruar kualfikimin, kështu nuk mendoi Raul Garsia, i cili me kokë barazoi shifrat në 1-1 në minutën e fundit të kohës së rregullt. Në 30 minutat e kohës shtesë nuk kishte gola, andaj fituesi u përcaktua pas ekzekutimit të penaltive. Aty më të suksesshëm u treguan futbollistët mysafirë dhe siguruan kualifikimin në gjysmëfinale.

LEXO EDHE:

Back to top button