Bileta për sfidën LLapi-FC Shkupi, kushton 10 euro!

Të enjtën, skuadra e LLapit do të përballet me FC Shkupin, në kuadër të raundit të parë eliminator të Ligës së Konferencave. Sfida e parë, në Shkup, u mbyll me fitores të skuadrës nga Çairi me rezultat 2-0.

Më 15 korrik, skuadra kosovare do të kërkojë përmbysje të rezultatit, kur kjo sfidë do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Rreth 15 për qind nga kapaciteti i stadiumit “Fadil Vokrri” do të jetë I plotësuar me tifoz dhe persona të njohur të futbollit. Ndërkohë KF Llapi konfirmoi se një biletë do të kushtojë 10 euro!

LEXO EDHE:

Back to top button