Një person ka vdekur pasditen e së hënës në Spitalin e Pejës, për çka policia po e cilëson edhe si vdekje të dyshimtë. Nga Policia tregojnë se tashmë të ndjerit nga Deçani i ishte keqësuar gjendja shëndetësore. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
“Deçan 12.07.2021 – 17:28. Raportohet se pasi që i është keqësuar gjendja shëndetësore viktima mashkull kosovar është dërguar në Spitalin e Pejës, ku më pas i njëjti ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion” , njofton Policia e Kosovës nëpërmjet raportit 24 orësh.
Ndërsa që nga e shtuna e deri të hënën në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Adem Ukëhaxhaj” në Deçan, kanë kërkuar ndihmë mjekësore 823 pacientë prej të cilëve 428 kanë qenë me simptoma të njëjta, e të cilët dyshohet se janë helmuar nga uji i pijshëm. Gjatë së hënës është rritur edhe numri i fëmijëve që kanë kërkuar ndihmë në këtë institucion primar shëndetësor.
Drejtori i QKMF-së “Adem Ukëhaxhaj” në Deçan, Selmon Berisha, tha të hënën se gjendja shëndetësore e të gjithë pacientëve që kanë kërkuar ndihmë është e mirë dhe se janë jashtë rrezikut për jetë.Lidhur me këtë, konferencë të jashtëzakonshme ka mbajtur kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj i cili ka hedhur dyshime që helmimi i ujit ka mundur të bëhet qëllimshëm, kjo meqë kjo po ndodhë për herë të dytë brenda një muaji.
Ramosaj në konferencën e së hënës u shpreh se kanë njoftuar të gjitha organet kompetente për te hetuar këtë rast.
Pasditen e së hënës konferencë për media u mbajt edhe nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK). Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, ka deklaruar pas dyshimeve se mbi 800 persona janë infektuar në Deçan nga uji i pijes, se mostrat e marra të ujit dhe rezultatet e nxjerra konstatojnë se nuk ka tejkalim të vlerave normale të përcaktuara me standardet evropiane.
Lidhur me këtë, konferencë të jashtëzakonshme ka mbajtur kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj i cili ka hedhur dyshime që helmimi i ujit ka mundur të bëhet qëllimshëm, kjo meqë kjo po ndodhë për herë të dytë brenda një muaji.