Binoto: Sfidë mes pilotëve, por Ferrari mbi të gjitha

Në Barcelonë kanë nisur sot testet e para dimërore në Formula 1. Ky sezon pritet me interes te Ferrari, që synon të rikthehet protagonist me dy pilotët e saj, Sharl Lekler e Karlos Sainz. Duke folur për hierarkinë e këtij sezoni, drejtori sportiv i “kokëkuqes”, Matia Binotto, u shpreh se këtë sezon nuk do të ketë një pilot të parë dhe një të dytë.

“Në radhë të parë, objektivi kryesor do të jetë triumfi i Ferrarit. Për sa i përket sfidës për pilotë, do të jenë paraqitjet e tyre në pistë ato që do të diktojnë se me cilin pilot do të synojmë më shumë. Të dy pilotët do të jenë të lirë të garojnë për fitore, pa patur ndërhyrjen tonë. Gjithnjë në radhë të parë është interesi i skuadrës”, tha Binoto./Telesport/

LEXO EDHE:

Back to top button