Petkov: Të drejtat e bullgarëve në Maqedoni janë prioritet për qeverinë bullgare

Kryeministri bullgar, Kirill Petkov pas takimit me shtetasit bullgare nga Maqedonia u shpreh se të drejtat e bullgarëve në Maqedoni janë prioritet i madh për qeverinë bullgare.

Ai tha se për ata, por edhe për palën bullgare është e rëndësishme që Maqedonia e Veriut të jetë anëtare e BE-së.

Përfaqësuesit e bullgarëve nga Maqedonia kanë deklaruar se besojnë se me qasjen e re nga qeveria bullgare, janë të bindur se do të tejkalohen çështjet me dialog.

Kujtojmë se Bullgaria kërkon përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e RVM-së në mënyrë që të lirohet procesi eurointegrues i vendit.

LEXO EDHE:

Back to top button