BioNTech premton më shumë vaksina për BE-në

Zhvilluesi gjerman i vaksinave BioNTech u zotua për të rritur dërgesat e tij në BE në 75 milion doza shtesë në tremujorin e dytë, mes presionit të madh ndaj Gjermanisë dhe vendeve të tjera për të përshpejtuar vaksinimet.

- Advertisment -

Njoftimi nga kompania me bazë në Mainz se ka bashkëpunuar me gjigantin farmaceutik amerikan Pfizer për të siguruar vaksinën e saj erdhi vetëm disa orë para takimit të kancelares Angela Merkel me zyrtarë të lartë për të diskutuar përhapjen e ngadaltë të vaksinimit në Gjermani.

“Ne vazhdojmë të punojmë për të rritur dërgesat nga java që fillon më 15 shkurt për të siguruar shpërndarjen e sasisë së plotë të dozave të vaksinës në tremujorin e parë siç përcaktohet në kontratë”, theksoi Sierk Poetting, zyrtari kryesor në një deklaratë të BioNTech.

“Për më tepër, në tremujorin e dytë, ne mund të sigurojmë deri në 75 milionë doza shtesë për Bashkimin Europian”, shtoi ai.

LEXO EDHE:

Back to top button