Birra apo vera: Një ekspert tregon se cila është më e dëmshme për sistemin tonë të tretjes

Birra apo vera: Një ekspert tregon se cila është më e dëmshme për sistemin tonë të tretjes

Rezultatet e një studimi të kryer në Kinë sigurisht që do të kënaqin adhuruesit e birrës. Sipas hulumtimeve, birra ka përbërës fantastikë me efekte të shkëlqyera në shëndetin e njeriut. Thuhet se birra jo vetëm që e bën njeriun më të lumtur, por edhe më të shëndetshëm, shkruan “Deutsche Welle”.

Autorët e studimit shkruajnë se mikrobioma e zorrëve mund të shpërbëjë disa përbërës të birrës dhe në këtë mënyrë të ketë një efekt pozitiv në sistemin imunitar. Sipas tyre, përbërësit e degraduar kanë një efekt anti-inflamator dhe antioksidant, kështu që produktet e dëmshme metabolike mund t’i bëjnë të padëmshme.

Por profesori Helmut Saetz, i cili ka studiuar efektet e alkoolit në trupin e njeriut për dekada, nuk pajtohet me këto pretendime.

Një rishikim i hollësishëm i studimit do të prishë shpejt humorin e adhuruesve të birrës. Gjegjësisht, hulumtimi është financuar nga Laboratori Shtetëror i Inxhinierisë Biologjike të Fermentimit të Birrës, i cili është pjesë e fabrikës së birrës Tsingtao – një nga dy fabrikat më të mëdha në Kinë.

Veç kësaj, profesori thekson se dy nga pesë autorët e studimit vijnë nga laboratori i asaj fabrike birre, ndaj ka mundësi që të ketë konflikt interesi. Për këtë, profesori dyshon në objektivitetin e këtij hulumtimi.

“Sigurisht që ka disa përbërës në birrën që kanë një efekt të dobishëm në shëndet, për shembull ekstrakti i hopit”, shpjegon profesori.

Profesori thekson se efekti oksidativ i alkoolit është shumë më i madh se efekti potencial pozitiv i të gjithë përbërësve të tjerë. Ai shpjegon se ky efekt oksidativ shpesh çon në inflamacion dhe rrit rrezikun e sëmundjeve – nga diabeti te kanceri.

“Alkooli shkakton kancer pikërisht në zorrën e trashë. “Alkooli shndërrohet në acetaldehid në trup dhe ka një efekt toksik”, paralajmëron Saetz.

Dhe jo vetëm kaq, sipas këtij profesori, birra është më e dëmshme për sistemin tretës sesa vera. Mirëpo, siç thekson ai, ende nuk është zbuluar pse është kështu.

LEXO EDHE:

Back to top button