Birra e ndaluar? Rregullat nuk vlejnë për personat “VIP”

Rregullat nuk vlejnë për të gjithë. Nëse je VIP, mund të përballosh gjëra që fansat e tjerë vetëm mund të ëndërrojnë. Në këtë rast, alkool.

Ditët e fundit, FIFA kishte vendosur të ndalonte birrën pranë dhe në stadiumet ku zhvillohen ndeshjet e Kupës së Botës në Katar. Ka pasur protesta si nga skuadrat ashtu edhe nga tifozët, siç ishte ajo e organizuar nga tifozët e Ekuadorit në ndeshjen hapëse kundër Katarit.

Ajo që i mungon Katarit është barazia, në çdo kuptim, edhe në këtë. Në një “story” në “Instagram” të Rikardo Silva, numri një i “Miami FC” dhe investitor gjithashtu në Milano me “RedBird”, mund të shihni zonën VIP dhe, për një moment, celulari merr disa shishe verë të ftohtë.

Në rrëfimin e mëposhtëm, vetë Silva është përqafuar me Nasser al-Khelaifi, pronar i Paris Sen Zhermenit, me kombësi nga Katari. Siç është shkruar disa rreshta më sipër, VIP-ave u jepen liri që të tjerëve nuk u lejohen. /abcnews.al/

LEXO EDHE:

Back to top button