Bisedimet SHBA-Ukrainë, nesër takohen në Xheda

Bisedimet SHBA-Ukrainë, nesër takohen në Xheda

Bisedimet SHBA-Ukrainë, nesër takohen në Xheda

Presidenti ukrainas, Vollodimir Zelenski, viziton sot Riadin ku do të takohet me Princin e Kurorës, Mohammed bin Salman, udhëheqësin de facto të Arabisë Saudite. Vizita e Zelenskit zhvillohet një ditë para bisedimeve mes delegacioneve të Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara në Xheda të Arabisë Saudite, bisedime që kanë për synim t’i japin fund luftës trevjeçare të Rusisë në Ukrainë. Bisedimet SHBA-Ukrainë më 11 mars do të jenë bisedimet e para formale që nga përplasja në Zyrën Ovale mes Zelenskit, presidentit amerikan, Tramp më 28 shkurt. Pas përplasjes publike, presidentit ukrainas iu kërkua që të largohej nga Shtëpia e Bardhë. Tramp një ditë më parë tha se Ukraina mund të mos jetë në gjendje t’i mbijetojë luftës kundër Rusisë, edhe me mbështetjen e SHBA-së. Në një intervistë për Fox News, Tramp mbrojti vendimin e tij për të reduktuar mbështetjen për Ukrainën duke thënë: “Epo, ata gjithsesi mund të mos e mbijetojnë luftën”. Nga ana tjetër Zelenski tha se Ukrainë është e përkushtuar për një dialog konstruktiv dhe shpreson se do të arrijnë pajtim për vendimet dhe hapat e nevojshëm. Zëdhënësi i Putinit, Dimitri Peskov tha se Rusia pret nga Ukrainë të shfaqë vullnet për paqe gjatë bisedimeve me SHBA-të në Arabinë Saudite. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button