Përbërësit e nevojshëm:
– 100 gr. miell kokosi
– 300 gr. çokollatë e bardhë
– 150 ml. krem i ëmbël
– bajame
Mënyra e përgatitjes:
E vendosim ajken e embel ne nje ene ne zjarr dhe e leme te ziejë. Më pas shtoni në enë çokollatën e bardhë të grimcuar dhe kokosin dhe përzieni derisa të bashkohen të gjithë përbërësit. Lëreni përzierjen të ftohet plotësisht.
Formoni toptha me duar dhe vendosni një bajame në mes të secilit top. Rrokullisni topat në kokos dhe më pas lërini në frigorifer për disa orë që të forcohen. Shërbejini me kafe.








