Bislimovski për pompat që nuk mbushën karburant: Mund të përballen me heqjen e licencës

Bislimovski për pompat që nuk mbushën karburant: Mund të përballen me heqjen e licencës

Pompat e benzinës nuk kanë të drejtë të mos furnizojnë karburant dhe për këtë mund të përballen me heqjen e licencës, ka thënë sonte në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, kryetari i KRE-së, Marko Bislimovski.

I pyetur për mendimin e tij pasi disa ditë më parë qytetarët reaguan se pompat e karburantit nuk janë furnizuar me karburant, Bislimovski tha:

“Komisioni Rregullator i Energjetikës, pas raportimeve nga qytetarët se kjo po ndodh, ka njoftuar menjëherë Inspektoratin shtetëror të tregut. Ne nuk kemi juridiksion mbi pikat e karburantit. Ne lëshojmë licenca për tregtimin me shumicë të naftës dhe derivateve. Nëse konstatohen parregullsi të tilla, ISHT do të marrë masat e duhura, do ta informojë KRE-në dhe, siç kemi bërë deri më tani, kemi vepruar që t’ua heqim licencën e tregtarëve të caktuar me shumicë, ku janë bërë shkeljet”, tha Bislimovski./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button