Biznesi vendor kërkon trajtimin e njëjtë me investitorët e huaj

Biznesi vendor kërkon trajtimin e njëjtë me investitorët e huaj

Gazetar: Miki Trajkovski

Biznesmenët nga rajoni i Ohrit dhe Strugës kërkojnë që shteti të ketë standarde të njëjta kur bëhet fjalë për investitorët vendorë dhe ata të huaj. Ata mendojnë se trajtimi duhet të jetë më i barabartë, si për mundësinë e investimit në zonat e zhvillimit teknologjiko-industrial, ashtu edhe për subvencionet që do t’i merrnin.

“Shteti le të më japë të njëjtat kushte, siç ua jep investitorëve të huaj, me të njëjtat kushte ne biznesmenët në Maqedoni do të jemi më të suksesshëm, sepse çdo gjë e bëjmë vetë, nga një fushë e zakonshme, blejmë tokën, bartim të gjithë. infrastrukturën vetë, ne e bëjmë objektin dhe problemi më i madh pas kësaj do të jenë lidhjet ose për ujë, ose për rrymë”, deklaroi Pavel Poposki – biznesmen nga Ohri.

Poposki shton se për dallim nga vendorët, investitorët e huaj nuk i kanë ato probleme. Ndërkohë, zona industriale në Strugë qëndron bosh me vetëm dy fabrika të huaja. Mevmed Xhemailoski, pronar i fabrikës për prodhimin e mishit në Strugë, shprehet se edhe kompanive vendore duhet t’u mundësohet të ndërtojnë në zonat me kushte të njëjta.

“Tani kemi një zonë të zbrazët zhvillimore industriale në Strugë, ndërsa mund të kemi investitorë vendorë që nuk i gëzojnë privilegjet e njëjta si edhe të huajt. Kjo duhet të ndryshohet urgjentisht, cilado qeveri, ta ndryshojë dhe të kemi trajtim të njëjtë. Pse merren vendime të tilla, Qeveria vetë i krijon vetes konkurrencë jolojale”, tha Mevmed Xhemailloski, Biznesmen nga Struga.

Me fjalë tjera, kompanitë vendore paguajnë kontribute, ndërsa kompanitë e huaja jo, kështu që mbulohen nga buxheti i përbashkët ku kontribuojnë kompanitë vendore. Biznesmenët nga rajoni thonë se në situatë krize, kompanitë tani kanë nevojë për ndihmë të fortë shtetërore dhe mbështetje për rritje më të madhe në të ardhmen./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button