Biznesmenët presin uljen e çmimit të grurit

Biznesmenët presin uljen e çmimit të grurit

Rumen Smillevski nga sektori i biznesit dhe tregtar me grurë, sheqer dhe vaj, në emisionin e sontëm “360 Gradë” në Alsat vlerëson se rritja e çmimit të grurit në Serbi gjatë kësaj periudhe është e përkohshme dhe se pason ulje e çmimit. Sipas tij rritja e çmimit erdhi si rezultat i uljes së rezervave, shkaku i disa veprimeve të caktuara të bujqve, shkruan Alsat.

“Në Serbi ka mjaftueshëm grurë, por bujqit nuk e shesin. Për këtë arsye ndjehet mungesa dhe rritet çmimi. Çmimi në Serbi u rrit për 7-8 për qind, por kjo është nën çmimin e bursës. Në Serbi ka mjaftueshëm grurë, dhe mendoj se në të ardhmen duhet të uletçmimi”, deklaroi Rumen Smillevski, biznesmen. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button