Blagoja Milevski: Jemi në grupin më të vështirë të mundshëm

Trajneri i Maqedonisë në futboll, Blagoja Milevski, pas hedhjes së shortit për EURO 2022, ku Maqedonia është në Grupin C me Italisë, Anglinë, Ukrainën dhe Maltën, theksoi se kjo është një sfidë e madhe, sepse Maqedonia duhet të përballet me finalistët nga Evropiani i fundit.

“Sfidë futbollistike për të gjithë ne. Ne morëm grupin më të vështirë të mundshëm. Ndoshta, nëse do të kishim zgjedhur veten, nuk do të kishim mundur të zgjidhnim kundërshtarë më të fortë. Jemi përball  finalistëve nga Europiani i kaluar dhe favorit absolut për dy vendet e para në grup. Vetëkuptohet që ne do të kërkojmë shansin tonë dhe do të përpiqemi të qëndrojmë konkurrues deri në fund dhe rrethanat objektive do të tregojnë nëse mund të shpresojmë për një renditje të lartë. Grupi është jashtëzakonisht i vështirë, dhe po ashtu edhe ndeshjet. Neve na takon të besojmë në vetvete”, thotë Milevski.

LEXO EDHE:

Back to top button