Mançini: Maqedonia? Duhet të jemi serioz ndaj tyre

Roberto Mançini, trajneri i Italisë, ka paralajmëruar duelet me kundërshtarët në fazën e grupeve të ciklit kualifikues për “EURO 2024”.

“E dinim se do të luanim kundër Francës ose Anglisë. Nuk do të jetë një lojë e lehtë për ne. Pres ndeshjet më të mira ndaj kombëtares angleze.

Maqedonia?

Ndeshje të tilla duhen luajtur seriozisht, siç mund t’i shihnim në Palermo.

Ukrainasit janë një përzgjedhje e mirë, do të jetë një ndeshje plot emocione”, tha shkurt trajneri italian.

 

Fituesi dhe kombëtarja në vendine dytë sigurojnë kualifikimin direkt në turneun e Gjermanisë pas dy vitesh.

LEXO EDHE:

Back to top button