Diamanti 58 milion dollarësh

Diamanti 58 milion dollarësh

Një diamant i kuq i rrallë u shit në një ankand në Hong Kong për 58 milionë dollarë, duke vendosur një rekord të ri për çmimin e paguar për një karat. I quajtur “Williamson Pink Star”, diamanti 11,15 karatësh u ble nga një ofertues i panjohur në Boca Raton në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Çekiçi goditi 3 herë kur oferta arriti 57,7 milionë dollar, nga 21 milionë dollarë që vlerësohej në çmimin fillestar nga shtëpia e ankandeve. Diamantet e kuq janë shumë të rrallë në tregjet e gurëve të çmuar dhe shumë të kërkuar.

LEXO EDHE:

Back to top button