Blazh Slishkoviç, shihet si përzgjedhësi i ri i Kosovës

Duket se Kosova është në prag të emërimit të një përzgjedhësi të ri, sidomos nga raportimet e fundit që vijnë nga jashtë vendit. Mediumi boshnjak “Sportske” raporton se Blazh Slishkoviç pritet të emërohet përzgjedhës i “Dardanëve”.

“Siç mësojmë, Slishkoviç është kandidati më serioz për pozitën e përzgjedhësit të Kombëtares së Kosovës. Si lojtar dhe trajner la gjurmë të dukshme te Hajduku, më herët ishte kandidat për stolin e Kombëtares së Kosovës. Tashmë duket se është shumë afër Kosovës. Slishkoviç, në të gjitha skuadrat dhe kombëtaren, praktikon futbollin sulmues, dhe ishte veçanërisht i prirur të angazhonte lojtarët e rinj.

Baka pati një karrierë mbresëlënëse si lojtar. Përveç në vendlindjen e tij Velezh, ai luajti me sukses në Hajduk, Marsej, Peskara, Olimpik Lion, Ren…”, thuhet në raportimin e “Sportske”.

Në aspektin e kombëtareve, ai ka drejtuar vetëm Bosnje dhe Hercegovinën, duke u fokusuar më shumë në klube, ndër to si, KF Tirana, Hajduku i Splitit, Alba Lulia…

LEXO EDHE:

Back to top button