Presidenti i Federatës Shqiptare të futbollit, Armand Duka, ka treguar synimet e Shqipërisë në “Euro 2024”. Shqipëria për herë të dytë ka siguruar kualifikimin në kampionat evropian. Duka në një intervistë për Tuttomercatoëeb ka theksuar se “kuqezinjtë” synojnë kalimin e grupit.
“Tani vjen pjesa e vështirë, do të takojmë skuadrat e forta. Në letër arrijmë si një nga skuadrat më të dobëta, por duam të shkojmë përtej grupit. Nuk e di ku do të arrijmë, por i kemi kualitetet. Për të shkuar më tej. Dhe festa tashmë ka përfunduar, ne po përgatitemi për Gjermaninë. Trajneri është i uritur. Dhe nuk dua të takoj Italinë, ata janë një ekip shumë i fortë edhe nëse nuk kanë arritur rezultate të mëdha kohët e fundit,” tha mes tjerash presidenti i FSHF-së.








