UEFA nuk do të bllokojë zyrtarët nga Katarit që të blejnë Man. Junajtedin, nëse kanë në plan të bëjnë një ofertë gjatë kësaj jave.
“Sportsmail” zbuloi javën e kaluar se një konsorcium me bazë në Katar kishte nisur një ofertë për Junajtedin, por u përball me një pengesë të mundshme në rregullat e shtëpisë së futbollit evropian, të cilat ndalojnë një pronar të kontrollojë skuadra të shumta në garat e tyre.
“Katar Sports Investments” tashmë zotëron Paris Sen Zhermenin. Por, oferta për Junajtedin do të vijë nga një njësi e veçantë, e cila ka të ngjarë të bind zyrtarët. Burimet e UEFA-s kanë bërë të ditur se nuk do të ketë asnjë problem me ofertën e Katarit, e cila po përgatitet përpara afatit të së premtes në 22:00 të vendosur nga banka investuese “Raine”, e cila po mbikëqyr shitjen për Junajtedin








