​Blinken dhe Austin takuan Zelenskyn

​Blinken dhe Austin takuan Zelenskyn

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe sekretari i mbrojtjes, Lloyd Austin bënë një udhëtim të paparalajmëruar në Kiev të dielën ku takuan presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe zyrtarë të tjerë ukrainas.

Një gjë të tillë e kanë konfirmuar Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar se Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin udhëtuan në Kiev për të takuar Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky të dielën.

Në takimin në Kiev, SHBA-ja përsëriti mbështetjen e saj për Ukrainën dhe premtoi më shumë se 700 milionë dollarë për financim ushtarak për të ndihmuar përpjekjet e tyre të luftës, thonë zyrtarët, raporton BBC.

Rreth gjysma e parave do të shkojnë në Ukrainë, ndërsa pjesa tjetër do të ndahet midis anëtarëve të NATO-s dhe aleatëve të tjerë rajonalë.

Përveç kësaj, SHBA do t’i shesë Kievit municion në vlerë prej165 milionë dollarë.

Njoftimi u bë pas një udhëtimi që u mbulua me fshehtësi për shkak të shqetësimeve të sigurisë.

Përveç Presidentit Zelensky, Blinken dhe Austin u takuan gjithashtu me ministrin e Jashtëm, Dmytro Kuleba, ministrin e Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov dhe ministrin e Brendshëm Denys Monastyrsky, raportoi CNN duke cituar një zyrtar të lartë të Departamentit të Shtetit.

Kjo ishte vizita e nivelit më të lartë të diplomatëve amerikanë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button