Blinken: NATO duhet dhe do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën

Blinken: NATO duhet dhe do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën

Sekretari amerikan i shtetit, Antoni Blinken, ka folur për agresionin rus në Ukrainë, luftën Izrael Hamas dhe krizën humanitare në Gaza, në një deklaratë për shtyp nga selia e NATO-s në Bruksel, ku u mbajt takimi i ministrave të jashtëm. Blinken tha se NATO duhet dhe do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën. Sipas tij, shumica e droneve që sulmuan Kievin javën e kaluar, ishin krijuar dhe mundësuar nga Irani. Gjatë takimit, ministrat kanë diskutuar gjithashtu për rolin e Aleancës Veriatlantike në Ballkanin Perëndimor. Blinken foli edhe për tensionet në veri të Kosovës.

“Përgjigja këtu sot, në NATO është e qartë dhe e palëkundur. Ne duhet dhe do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën. Dhe të sigurojmë që agresioni rus të qëndrojë një dështim strategjik, po aq jetik sa nisja e luftës nga Kremlini gati dy vite më parë. Ne gjithashtu diskutuam rolin e NATO-s në promovimin e paqes dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor. Në qendër të shqetësimit tonë dhe të shqetësimeve të shteteve në mbarë botën, veçmas në zonën transatlantike, ishte Ballkani, Bosnja dhe më pas Kosova. Është mëse e sigurt se një gjë që nuk duam, ta kthejmë të kaluarën, kur flasim për konfliktin në Ballkan. Nato ka një rol kritik, të ndihmojë shtetet të bëjnë progres në rrugën e tyre në anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe të sjellin stabilitetin evropian”, deklaroi Antoni Blinken, Sekretar Amerikan i Shtetit. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button