Blinken për vizitë në Turqi, Gjermani dhe Greqi

Blinken për vizitë në Turqi, Gjermani dhe Greqi

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të udhëtojë në Turqi, Gjermani dhe Greqi. Gjatë këtij turneu, ai do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, por edhe do të shohë nga afër përpjekjet e SHBA-së për të ndihmuar autoritetet turke pas tërmeteve që goditën Turqinë dhe Sirinë, tha Departamenti amerikan i Shtetit. Blinken do të vizitojë bazën ajrore Inçirlik në jug të Turqisë më 19 shkurt. Ndërkaq, në Greqi, Blinken do të zhvillojë bisedime me kryeministrin e shtetit, me ministrin e Jashtëm dhe me liderët e opozitës, tha Price. Më 21 shkurt, Blinken do të lansojë rundin e katërt të Dialogut Strategjik SHBA-Greqi, shtoi zëdhënësi i DASH-it.

LEXO EDHE:

Back to top button