Blinken shpreh ngushëllime për humbjet e jetëve në aksidentin në Bullgari

Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken ka reaguar pas tragjedisë së ndodhur ditën e sotme në Bullgari ku humbën jetë 45 persona që po ktheheshin nga një udhëtim në Stamboll. Blinken shprehet se DASH dhe popullin amerikan shprehin ngushëllimet për humbjet e jetëve.

“DASH dhe populli amerikan shprehin ngushëllimet për popullin e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për humbjen tragjike të jetëve në aksidentin e sotëm të autobusit dhe në zjarrin e rënë në shtëpinë e të moshuarve. Zemra jonë është me ata që janë në zi ndërsa të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë”, shkruan Blinken.

LEXO EDHE:

Back to top button