“Bllokimi i Kuvendit”, Bilalli-Zendeli pyet opozitën: Si do ta ndalni në të ardhmen këtë praktikë

“Bllokimi i Kuvendit”, Bilalli-Zendeli pyet opozitën: Si do ta ndalni në të ardhmen këtë praktikë

Deputetja e BDI-së, Arta Bilalli-Zendeli derisa debatohej rreth bllokimit të punës së Kuvendit, pyeti se si në të ardhëm në rast se opozita do të vijë në pushtet do ta ndaloje këtë praktikë. Ndërkohë që u përkujtua nga gazetarja Arta Tahiri se në të kaluarën edhe subjekti i saj politikë BDI, ka bllokuar punën e Kuvendit.

“Supozojmë se do ketë zgjedhje, supozojmë se do të merrni deputetë, do hyjnë në qeveri, do ta formoni ju shumicën parlamentare, s’ka problem. Por si do ta ndalni ju të njëjtin mekanizëm jo-demokratik, jo-kushtetues, tani nuk është jo kushtetues, por kushtetuta i ka parapa për çdo katër vite. Si do ta ndalni në të ardhmen Ju këtë praktikë.

Ka bllokuar dhe BDI-ja…

“Për një ligj të vetëm, jo për gjithçka. Nuk mund të vendosim shenjën e barazimit, bllokada e gjithçkaje dhe bllokada për një ligj të vetëm, që ishte shumë parimore atëherë. Kurse këta bllokojnë për gjithçka, për ndihma financiare, për buxhet, për rishikim buxheti”, tha Arta Bilalli Zendeli, deputete e BDI-së./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button