Bllokimi i Kuvendit nga opozita – Ali Ahmeti ka një përgjigje
Bllokimi i Kuvendit nga opozita – Ali Ahmeti ka një përgjigje
I pari i BDI-së, Ali Ahmeti, sot para mediave ka folur në lidhje me bllokimin e Kuvendit, të cilin e ka paralajmëruar kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, shkruan Alsat.
Ai ka thënë se bojkoti dhe bllokadat nuk shërbejnë që të ecin përpara, derisa ka thënë se takime mund të ketë për tema të rëndësishme për vendin.
“Nuk mendoj që bojkoti dhe bllokadat na shërbejnë të ecim përpara. Mendoj që takimet asgjë të keqe nuk ka që të bëhen, por për tema të caktuara tema të rëndësishme që kanë të bëjnë me përparimin e politikave të vendit mund të bëhen”, tha Ahmeti./ Alsat.mk








