BM nis daljen e ngadaltë nga izolimi

Britania e Madhe nisi sot daljen e ngadaltë nga izolimi për shkak të variantit të ri të COVID-19, me rifillimin e kufizuar të lidhjeve me Francën, edhe pse do të duhen disa ditë për të zhbllokuar portin e Doverit të mbingarkuar nga kamionët me mallra.

“Ministrat u takuan sot për të përcaktuar masat e nevojshme përballë rritjes së rasteve të shkaktuara nga varianti i ri i COVID-19”, tha një zyrtar i lartë shëndetësor, duke ngritur frikën e një zgjerimi të bllokimit të vendosur në Londër dhe në juglindje.

Një garë kundër kohës ka filluar, me ndihmën e ushtrisë, për t’u gjetur kamionëve shpesh të mbingarkuar kushte paraprake për hyrjen e tyre në Francë, por gjithashtu për të lejuar zinxhirin e furnizimit britanik të kthehet me fuqi të plotë para se të ketë mungesa në treg.

Në teori, një testi negativ pritet të vërë në lëvizje trafikun dalës të mallrave të shoqëruara dhe pasagjerëve të caktuar në Dover, porti kryesor anglez ndërkanalor, pas rihapjes së pjesshme nga Franca të kufijve të saj për personat që vijnë nga BM.

Sipas ministri britanik për Qeverisjen Lokale, Robert Jenrick, testimi ka filluar, por ka ende vonesa të konsiderueshme

LEXO EDHE:

Back to top button