BM rekruton shkencëtarë ”top sekret” për t’iu kundërvënë kërcënimeve kibernetike

Britania e Madhe po punëson më shumë shkencëtarë ”top sekret” si pjesë e përpjekjeve të saj për t’u përballur me kërcënimet kibernetike nga Kina dhe Rusia.

- Advertisements -

Gjatë tre muajve të ardhshëm do të shpallen kërkesat për punë për rreth 300 shkencëtarë për mbrojtjen, të cilët do të punojnë për Laboratorin e Shkencës dhe Teknologjisë së Mbrojtjes (DSLT), pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes.

Fushata e rekrutimit, më e madhja në historinë 20-vjeçare të DSTL, vjen në përpjekjen e qeverisë për ta bërë Britaninë e Madhe një “superfuqi të shkencës dhe teknologjisë” deri në 2030, me aftësinë për të monitoruar dhe mbrojtur interesat e vendit.

Midis atyre që kërkohen janë shkencëtarë të specializuar në Inteligjencën Artificiale (AI) dhe hapësirën, si dhe analistë dhe inxhinierë.

Pozicione të tjera pritet të shpallen vitin e ardhshëm.

Është e kuptueshme që rolet do të përfshijnë një përqendrim në kërcënimet e ardhshme të tilla si armiqësia e shtuar dhe agresioni nga përparimet teknologjike të Rusisë dhe Kinës si dhe rreziqet që paraqiten nga krimi i organizuar, grupet terroriste dhe hakerat kibernetikë.

Lajmi vjen kur kryeministri Boris Johnson shkoi të takohej me udhëheqësit e NATO-s dhe këmbënguli se aleanca perëndimore nuk dëshironte një luftë të re të ftohtë me Kinën, e cila paraqet “sfida”.

Përpara takimit, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se marrëdhëniet me Rusinë janë në “pikën më të ulët” që nga fundi i Luftës së Ftohtë.

LEXO EDHE:

Back to top button